Përkujtohet dëshmori Agron Krasniqi në Llapushnik
Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit Agron Krasniqi, në Llapushnik u mbajtën homazhe për nder të jetës dhe veprës së tij.
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë dhe qytetarë të shumtë, vendosi lule pranë memorialit të dëshmorit, duke nderuar sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast u theksua se kujtimi dhe nderimi i dëshmorëve mbeten detyrim institucional dhe qytetar, si dëshmi e përhershme e çmimit të lartë të lirisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Agron Krasniqi dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

