Rihapet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, vazhdojnë punimet në segmente të tjera

Rruga “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet është hapur sërish për qarkullim pas përfundimit të punimeve të planifikuara infrastrukturore në njërin prej segmenteve të saj.

Komuna e Prishtinës kishte njoftuar më herët për mbylljen e përkohshme të kësaj rruge, me qëllim realizimin e punimeve nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet në njërën anë të rrugës kanë përfunduar, ndërsa tashmë kanë nisur ndërhyrjet në pjesën tjetër të saj.

Ndërkohë, punime të reja infrastrukturore kanë filluar edhe në rrugën “Afrim Zhitia”, ku qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve janë paralajmëruar për mundësi të kufizimeve të përkohshme në qarkullim.

Komuna ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të projekteve, duke theksuar se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit në kryeqytet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë