Dr. Shpat Rrusta, së shpejti pjesë e AmlaClinic në Komoran
Dr. spec. Shpat Adem Rrusta, specialist i hematologjisë dhe kandidat për doktoraturë (PhD), së shpejti do të jetë pjesë e AmlaClinic në Komoran.
Dr. Rrusta punon në Klinikën e Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa është i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e anemive, leuçemive, limfomave, mielomës multiple, çrregullimeve të koagulimit të gjakut dhe sëmundjeve të tjera hematologjike.
Përveç përvojës klinike, ai është i angazhuar edhe në veprimtari shkencore, duke kontribuar me studime dhe publikime në fushën e hematologjisë.
AmlaClinic – diçka më ndryshe. Së shpejti në Komoran!

