Ndahet nga jeta mjeku dhe shkencëtari nga Fushtica e Lartë e Drenasit, Dr. Imer Hajdari
Një lajm i hidhur ka prekur familjarët, miqtë dhe komunitetin. Ka ndërruar jetë mjeku dhe shkencëtari nga fshati Fushticë e Lartë e Drenasit, Dr. Imer Hajdari.
Dr. Hajdari u nda nga jeta dje në mëngjes, rreth orës 08:30, në Mynih të Gjermanisë, si pasojë e një sulmi në zemër.
Ai njihej si një mjek i shquar dhe një shkencëtar i përkushtuar, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor. Me profesionalizmin dhe humanizmin e tij, fitoi respektin e kolegëve, pacientëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen Hajdari, për bashkëfshatarët e Fushticës së Lartë, për komunitetin e Drenasit dhe për të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdari. U prehtë në paqe.

