Shoferja voziti me 197 km/h në autostradë, Policia e identifikon përmes videos në rrjetet sociale

Një shofere është gjobitur rëndë pasi u identifikua duke vozitur me shpejtësi shumë më të madhe se kufiri i lejuar në autostradë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, bazuar në video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur ta identifikojë drejtuesin e automjetit, i cili në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, ka lëvizur me 197 km/h.

Si rezultat i shkeljes, shoferja është gjobitur me 300 euro, i janë shqiptuar 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike për tre muaj.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë