Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë.

Ky program i nivelit të lartë përgatit oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e udhëheqjes, planifikimit strategjik dhe vendimmarrjes në mjedise komplekse të sigurisë.

Sipas FSK-së, shkollimi i oficerëve në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë