Isak Neziri takon ambasadorin Faruk Ajeti, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë
Afaristi i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Neziri bëri të ditur se në takim u bisedua për krijimin e lidhjeve më të ngushta me bizneset gjermane dhe afaristët shqiptarë në diasporë, si dhe për mundësinë që produkte të reja gjermane të depërtojnë në tregun e Kosovës dhe të rajonit. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe një inovacioni të fundit gjerman kundër zjarrit, i cili tashmë po përdoret nga shumë shtete.
Në fund, Neziri e falënderoi ambasadorin Ajeti për pritjen dhe bisedën konstruktive, duke theksuar se “kur ka vullnet, ka edhe rrugë për punë të mira”.

