OVL e UÇK-së në Drenas nderon Prof. Dr. Ragip Gjoshin për kontributin ndaj atdheut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Drenas, ka ndarë një mirënjohje për Prof. Dr. Ragip Gjoshin, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në shërbim të atdheut.

Në reagimin e familjes, ky vlerësim cilësohet si dëshmi e respektit për një jetë të tërë të përkushtuar ndaj dijes, arsimit, çështjes kombëtare dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Familjarët kanë shprehur mirënjohje ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve për nderimin e bërë, duke theksuar se kjo mirënjohje përbën një krenari të madhe dhe një amanet që do të ruhet nga brezat që vijnë.

Në fund, ata kanë shprehur nderim për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës, duke përkujtuar me respekt sakrificën e dëshmorëve dhe veprën e brezit të lirisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë