Një tjetër sukses për Drenasin: Rexhep Hoxha përfundon Kursin e Lartë të Oficerit

Oficeri nga Drenasi, Rexhep Hoxha, ka përmbyllur me sukses Kursin e Lartë të Oficerit në Akademinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij profesional.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha e cilësoi këtë si një moment të veçantë, i cili vjen si rezultat i përkushtimit, punës dhe mbështetjes së shumë njerëzve gjatë këtij rrugëtimi.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për familjen e tij, duke theksuar se ka qenë burimi më i madh i forcës, durimit dhe motivimit. Po ashtu, falënderoi pedagogët dhe stafin e Akademisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për profesionalizmin dhe dijen e ndarë gjatë kursit, si dhe kolegët për bashkëpunimin dhe përvojat e përbashkëta.

Sipas Hoxhës, përfundimi i këtij kursi shënon jo vetëm një etapë të rëndësishme në karrierën e tij, por edhe fillimin e përgjegjësive të reja, me zotimin se do t’i shërbejë profesionit dhe detyrës me integritet, nder dhe përgjegjësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë