Gëzim për familjen Miftaraj, Sami Lushtaku falënderon Haxhi Rrecin për veprën humanitare

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndarë lajmin e gëzueshëm se familja Miftaraj nga Runiku është bërë me shtëpi të re.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për bashkatdhetarin Haxhi Rreci, duke e vlerësuar kontributin e tij si një vepër fisnike dhe humanitare që sjell ndryshim në jetën e familjeve në nevojë.

Sipas Lushtakut, shembuj të tillë dëshmojnë se solidariteti dhe dashuria për vendlindjen mbeten vlera të çmuara që meritojnë të ndiqen.

Në fund, ai i ka uruar familjes Miftaraj mbarësi, shëndet dhe lumturi në shtëpinë e re.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë