Dr. Haki Jashari nga Drenasi pjesë e konferencës ndërkombëtare në Itali për terapitë e avancuara kundër Distrofisë Muskulare Duchenne
Dr. Haki Jashari nga Drenasi po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare që po mbahet në Firence të Italisë, kushtuar së ardhmes së trajtimit të Distrofisë Muskulare Duchenne (DMD), transmeton portali DrenicaOnline.
Konferenca, me temën “Duchenne Muscular Dystrophy in 2030 – Gene Therapies, Precision Medicine, and Beyond”, ka mbledhur ekspertë dhe profesionistë të shëndetësisë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar zhvillimet më të fundit në terapitë gjenike, mjekësinë precize dhe qasjet inovative në trajtimin e kësaj sëmundjeje të rrallë.
Pjesëmarrja e Dr. Haki Jasharit në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar është një dëshmi e angazhimit të tij të vazhdueshëm për të ndjekur risitë më të fundit në mjekësi dhe për të kontribuar në avancimin e kujdesit shëndetësor./DrenicaOnline/

