Altin Krasniqi pas vizitës në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një vizitë në Hagë, duke theksuar se kanë mbetur edhe pak javë deri në vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, u shpreh se, pavarësisht gati gjashtë viteve të procesit që ai e cilësoi si padrejtësi, krenaria për luftën çlirimtare dhe idealin e lirisë ka mbetur e pandryshuar.

“Pavarësisht gati 6 viteve të padrejtësisë, një gjë ka mbetur e pandryshuar: krenaria për luftën çlirimtare, për idealin e lirisë dhe për ata që nuk u përkulën as atëherë e nuk përkulen as sot”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shtoi se me besim të palëkundur në të vërtetën dhe me kokën lart, pret epilogun e këtij procesi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë