Isak Neziri drejt një bashkëpunimi me legjendën gjermane Felix Magath për talentet kosovare
Afaristi i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim të përzemërt me legjendën e futbollit gjerman dhe evropian, Felix Magath, duke paralajmëruar një nismë që synon t’u krijojë më shumë mundësi futbollistëve të rinj nga Kosova.
Neziri bëri të ditur se idetë e dikurshme tashmë po marrin formë si projekte konkrete, me synimin për t’i afruar talentet kosovare me përvojën, ekspertizën dhe mundësitë që ofron futbolli gjerman.
Sipas tij, kjo nismë pritet të jetë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e të rinjve, avancimin e sportit dhe forcimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë përmes futbollit.

