Policia i gjen kallashnikov në shtëpi një drenicasi

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri të llojit AK-47 gjatë kontrollit të një shtëpie në fshatin Vitak të Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026, rreth orës 16:30.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit AK-47, një karikator dhe një fishek.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Posedim ilegal të armës”, ndërsa procedura vazhdon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë