Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë: Takimet me të janë gjithmonë frymëzuese dhe plot shpresë

Ish-deputeti dhe zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se sot ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Tahiri tha se çdo vizitë gjatë viteve të paraburgimit të Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij është jashtëzakonisht emocionuese, duke shtuar se edhe pas mureve të paraburgimit ai vazhdon të gjejë të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim që e kanë karakterizuar gjithmonë.

Sipas tij, bisedat me Thaçin janë frymëzuese dhe të mbushura me shpresë për të ardhmen, ndërsa ai vazhdon ta ruajë qetësinë, vendosmërinë dhe besimin se e vërteta do të dalë në dritë.

Në fund, Tahiri u shpreh me dëshirën që kjo periudhë të përfundojë sa më shpejt dhe Hashim Thaçi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të rikthehen pranë familjeve dhe popullit të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë