Isak Neziri takon ambasadorin Ylber Sela në Berlin, fokus bashkëpunimi ekonomik mes bizneseve

Afaristi i njohur kosovar, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim në Berlin me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ylber Sela.

Neziri e ka cilësuar Selën si një personalitet që ka dhënë shumë për shqiptarët përmes dijes, përkushtimit dhe angazhimit të tij në jetën publike.

Gjatë takimit, ata diskutuan për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes bizneseve gjermane dhe atyre shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, me synimin për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe partneritete të reja.

Sipas Nezirit, aty ku ka njerëz me vullnet dhe punë, gjithmonë ekziston hapësirë për të arritur më shumë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë