Isak Neziri zhvillon takime në Berlin me ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë

Afaristi i njohur, Isak Neziri, ka nisur ditën në Berlin me një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dhe Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, në kuadër të konferencës së organizuar nga Business Network Albania.

Sipas Nezirit, gjatë takimit është diskutuar për ide konkrete që do të forconin bashkëpunimin ndërmjet afaristëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, me synimin e krijimit të mundësive të reja në tregun evropian dhe më gjerë.

Ai theksoi se takime të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në lidhjen e bizneseve shqiptare me mundësitë që ofron tregu evropian.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë