Arrestohet i dyshuari pasi dëmtoi dhe humbi byzylykun elektronik të vendosur nga Gjykata

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka dëmtuar dhe humbur qëllimisht byzylykun elektronik që i ishte vendosur me urdhër të Gjykatës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 qershor rreth orës 15:00.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka dëmtuar dhe humbur pajisjen elektronike që shërbente për mbikëqyrjen e tij, duke u përfshirë kështu në veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë