Aksident mes një veture dhe trenit në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:40, ku janë përfshirë një veturë dhe një tren, të cilët drejtoheshin nga meshkuj kosovarë.
Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe një pasagjer. Të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me lëndime” dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim./DrenicaOnline/

