Shtyllat e betonit janë vendosur, por telat ende në drunj – familja Nuredini nga Sllatina vazhdon të përballet me probleme të energjisë elektrike (Video)

Familja Nuredini nga fshati Sllatinë e Fushë Kosovës po përballet prej kohësh me një problem serioz që lidhet me rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas familjes, telat e energjisë elektrike përplasen mes vete sa herë ka erë, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji dhe duke krijuar rrezik për banorët e zonës.

Ata thonë se KEDS ka kohë që ka vendosur shtylla të reja prej betoni, por linja elektrike ende nuk është zhvendosur nga shtyllat e vjetra prej druri.

Edhe pse sot ekipet e KEDS-it kanë intervenuar duke vendosur ndarës prej druri mes telave për të shmangur përplasjen e tyre, telat nuk janë transferuar ende në shtyllën e betonit, e cila ka mbetur e papërdorur prej një kohe të gjatë.

Familja Nuredini apelon që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa sa më shpejt për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem, në mënyrë që të shmangen ndërprerjet e energjisë dhe të eliminohet rreziku për banorët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë