Sekuestrohen dy armë zjarri në Drenas, një person shoqërohet në polici
Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Posedim ilegal të armës” në Drenas, pasi një person dyshohet se kishte marrë pa autorizim dy armë zjarri nga shtëpia e një personi tjetër.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 19:40. I dyshuari, mashkull kosovar, është hasur nga policia dhe është shoqëruar për intervistim.
Gjatë veprimeve hetimore, armët janë konfiskuar nga zyrtarët policorë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

