MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar çmimet e reja të derivateve, për ditën e sotme. Sipas çmimores, nafta do të shitet maksimalisht 1.37 euro për litër, benzina 1.34 euro për litër, si dhe gazi 0.67 euro për litër. Shpërndaje këtë lajm në: Facebook Twitter