Kastrimi dhe sterilizimi i qenve falas për qytetarët e Drenasit dhe Skenderajt

Një lajm i mirë vjen për pronarët e qenve në komunat e Drenasit dhe Skenderajt. Falë mbështetjes së organizatës zvicerane StrayCoco, qytetarët që nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e kastrimit ose sterilizimit të qenve të tyre, mund ta përfitojnë këtë shërbim pa pagesë.

Sipas njoftimit, klinika veterinare që zbaton këtë program është e vetmja që ofron këtë mundësi për banorët e këtyre dy komunave.

Kastrimi dhe sterilizimi ndihmojnë në parandalimin e shumimit të pakontrolluar të qenve, përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe kontribuojnë në uljen e numrit të qenve endacakë në komunitet.

Nga klinika bëhet e ditur se numri i vendeve është i kufizuar, andaj qytetarët e interesuar ftohen të kontaktojnë sa më parë për informata shtesë dhe rezervimin e terminit.

Ky projekt synon të promovojë kujdesin e përgjegjshëm ndaj kafshëve dhe të kontribuojë në krijimin e një komuniteti më të sigurt dhe më të ndërgjegjshëm për mirëqenien e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë