HanA Clinic hap dyert në Komoran, deri më 1 korrik të gjitha vizitat falas

Klinika e re e gjinekologjisë dhe obstetrikës HanA Clinic ka hapur zyrtarisht dyert për pacientet në Komoran, duke sjellë shërbime profesionale dhe teknologji moderne në kujdesin për gruan, nënën dhe fëmijën.

Me rastin e hapjes, HanA Clinic ka njoftuar se deri më 1 korrik të gjitha vizitat do të jenë pa pagesë por me termin paraprakisht, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të përfitojnë nga shërbimet specialistike falas.

Klinika ofron vizita gjinekologjike dhe obstetrike, ultrazë 3D/4D, PAP test, kujdes për shtatzëninë dhe një sërë shërbimesh të tjera të specializuara për shëndetin e gruas.

HanA Clinic ndodhet në rrugën “Mentor Morina” nr. 88 në Komoran dhe synon të ofrojë kujdes cilësor shëndetësor me pajisje moderne dhe staf profesional.

Adresa: Rruga “Mentor Morina” nr. 88, Komoran/Drenas
Tel: 044 500 310

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë