Burim Bujupi ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Bedriut
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Burim Bujupi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bedri Krasniqit.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Bujupi tha se lajmin për vdekjen e Bedri Krasniqit e ka pranuar me pikëllim të thellë, duke shprehur mbështetjen e tij për familjen dhe të afërmit në këto momente të vështira.
Ai ngushëlloi familjen Krasniqi, miqtë dhe në veçanti kolegun e tij, Gani Krasniqi, për humbjen e vëllait të dashur.
“Lutem që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi dhe vepra e Bedriut të mbeten përherë të paharruara”, ka shkruar Bujupi.
Në fund të mesazhit të tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit u shpreh: “I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

