Në Izbicë po mbahet “Vrapimi i Marsit”, mbi 200 pjesëmarrës

Në Vrapimi i Marsit “Izbica 147”, që mbahet në Izbicë të Skenderajt, përkujtohen dëshmorët dhe të rënët për liri.

Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 vrapues, përfshirë edhe vrapues të njohur ndërkombëtarë.

Gara zhvillohet në dy distanca, 21 kilometra dhe 10 kilometra.

Po ashtu, në kuadër të këtij organizimi mbahet edhe një vrapim i veçantë për fëmijë.

Ndërkaq, para fillimit të garës, bëhen homazhe te varrezat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë