FC Prishtina 01 ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mposhtur këtë herë FC Drenasin me rezultat të thellë 14-3, në kuadër të xhiros së 12-të.
Pas një pjese të parë ku skuadra nuk ishte shumë efektive para portës, në pjesën e dytë shpërtheu me gola.
Ylli Mazreku dhe Fatbardh Abazi realizuan nga një het-trik në këtë fitore, ndërsa nga dy gola shënuan Melos Kelmendi dhe Fitim Krasniqi.
Nga një gol shtuan edhe Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Jeton Rukovci dhe Ermir Kryeziu.
Me këtë fitore, FC Prishtina 01 arrin në 30 pikë dhe vazhdon me sukses rrugëtimin në kampionat.

