Drenica ia jep ‘udhët’ ish-deputetit të Vetëvendosjes

Klubi futbollistik Drenica, ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Bylbyl Sokoli, njëherësh ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga vet klubi.

“Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën. Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti”, shkruan në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Tutje në njoftim thuhet se FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha.

“Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën europiane”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë