Një Granit largohet, vjen tjetri te “Nikli”

Feronikeli ‘74 sot ka njoftuar largimin e Granit Dervishollit nga posti i trajnerit, derisa ka arritur marrëveshje me Granit Begollin.

IndeksOnline ka kontaktuar me Begollin, i cili ka konfirmuar se është rikthyer te Feronikeli ‘74, klub me të cilin vite më parë e riktheu në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka arritur marrëveshje për sezonin aktual dhe sezonin e ardhshëm. “Po, jena marrë vesh me drejtuesit e Feronikelit ‘74 për me udhëheq ekipën për një periudhë rreth dy vjet, këtë periudhë që ka mbet dhe sezonin e ardhshëm.

“Normalisht, kontigjenti që ka ekipa na bënë të synojmë inkuadrimin në Superligë, objektivat janë të qarta, besoj se Feronikeli aty e ka vendin.

Për t’u rikthyer te Feronikeli, më ka shtyer njërzit që janë aty, ata më njohin shumë mirë, unë e njoh klubin e ambientin shumë mirë dhe kjo ka qënë vendimtare që une me u rikthy pas atij suksesi që e kemi arrit së bashku.

Shpresoj që me përkrahjen e njërzëve që janë në klub, tifozave dhe futbollistëve të arrijmë objektivin. Jemi të vetëdijshëm që konkurrenca është shumë e fortë, ka një numër të madh të ekipeve që synojnë Superligën, por sigurisht na mbetet shumë punë për të bërë dhe të arrijmë qëllimet e mëdha që ka klubi për këtë sezon dhe të ardhmen.”, ka deklaruar Granit Begolli për IndeksOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë