“Familja e FC Drenica rritet! Këta djem bashkohen në FC Drenica për një sezon plot ambicie, energji dhe fitore”, kështu thuhet në fillim të njoftimit të skuadrës kuqezi, e cila prezantoi plotë 12 transferet e bëra për sezonin e ri futbollistik 2025/2026.
Futbollistët që do të veshin fanellën kuqezi në Superligë janë Altin Vojvoda, Anteo Osmanllari, Christian Da Silva, Eneid Kodra, Erisildo Smaci, Granit Jashari, Indrit Prodani, Jeton Krasniqi, Kenan Haxhihamza, Keslin Shani, Ronaldo Chacon dhe Tiago Gomes. “Profilet-prezantimet e veçanta i publikojmë në ditët në vijim. Shihemi në stadium të dielën. Tifozë ‘Kuqezi’, me ju në tribuna dhe këta djem, çdo duel është fitore. Forca Drenica!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Drenicës.
Të martën kontratat me skuadrën nga Skenderaj i kanë vazhduar Arbër Shala dhe Auron Hamiti. Ditë më parë kontratat i kanë vazhduar edhe Genc Hamiti, Kreshnik Uka, Igball Jashari dhe Andi Veliqi.
.
.
.
.