Sukses i gjimnazistëve të Drenasit në projekte komunitare!

Me përkrahjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit – Drenas, nën udhëheqjen e z. Muhamet Gjokaj, dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – dega Drenas, nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” realizuan me sukses dy nga katër projektet kreative që promovojnë vlera humane dhe përfshirje shoqërore.
U inauguruan:
• Atelia e Arteve – hapësirë kreative për zhvillimin artistik të nxënësve;
• Këndi i lodrave në qendër të Drenasit – për lojë, argëtim dhe afrimitet me natyrën.
Në vijim pritet realizimi i:
• “Vaksinimi” – projekt ndërkulturor për vetëdijesimin shëndetësor;
• “Dhuna krijon dhunë, ne japim paqe” – për nxitjen e paqes dhe parandalimin e dhunës.
Faleminderit Kryqit të Kuq – dega Drenas, DKA-së, stafit të shkollës, nxënësve dhe bizneseve lokale për mbështetjen dhe përkushtimin.
Krenarë për gjeneratën që po sjell frymë të re në komunitet!