Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton për konsultime para konstituimit të parlamentit.

Në letrën e siguruar nga Indeksonline thuhet: “Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në një takim të mërkurën, më 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, më 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”.

Nuk dihet ende nëse të njëjtën letër, Kurti ua ka dërguar edhe partive të tjera opozitare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë