Fejohet mbesa e Adem Jasharit, në ceremoni të pranishëm edhe Rifat Jashari dhe familjarët

Adile Jashari, mbesa e heroit legjendar Adem Jashari, është fejuar me Fatjon Gashin nga Krysheci i Skenderajt.

Ky bashkim i dy zemrave dhe dy familjeve me histori e vlera të mëdha u kurorëzua me një ceremoni të veçantë, transmeton portali DrenicaOnline.

Në momentin e dorëzimit të unazës ishin të pranishëm edhe baca Rifat Jashari së bashku me nipat e tij, si dhe babai i Fatjonit, Muja Gashi, me bashkëfamiljarët e tij.

Ky gëzim i madh bashkoi dy familje të respektuara, duke sjellë urime dhe bekime për çiftin. Urime dhe lumturi për Adilen dhe Fatjonin!/DrenicaOnline/

VIDEO👇

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë