Kryetarët e Drenasit dhe Suharekës diskutojnë për zhvillimin lokal

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar një takim miqësor dhe konstruktiv me homologun e tij nga Drenasi, Ramiz Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.
Në fokus të takimit ishin zhvillimet lokale dhe mundësitë e reja për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Dy kryetarët diskutuan mbi projekte të përbashkëta, sfidat e qeverisjes lokale dhe rrugët për një bashkëpunim më të ngushtë mes komunave.
“Bashkëpunimi dhe vizioni i qartë janë çelësi për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Muharremaj pas takimit.
Ky takim vjen në një kohë kur komunat po përballen me sfida të ndryshme, por edhe me mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor./DrenicaOnline/