Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë: U sulmua furgoni që transportonte para

Sot rreth orës 10:30, Policia e Rajonit të Prishtinës ka marrë informacion për të shtëna me armë në lagjen Veternik, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se rasti ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj personave që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë