Enver Dugolli nuk bëhet deputet por i falënderon votuesit: “Vota juaj është nder dhe përgjegjësi”

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndonëse nuk arriti të sigurojë një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka theksuar se 11,894 vota, veçanërisht nga mërgata, janë një mesazh besimi dhe motivimi për të vazhduar angazhimin e tij politik.
“Do të mbetem i përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve që na bashkojnë, gjithmonë me ju dhe pranë jush. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe mbetet angazhimi im i vetëm politik, ndonëse tani jo si deputet”, ka shkruar Dugolli.
Ai ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe ka premtuar se do të vijojë të punojë për të mirën e përbashkët, pavarësisht mungesës së një posti parlamentar.