Krimi në Skenderaj/ Gjithçka çfarë dihet deri më tani për vrasjen
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/01/policia-1-750x430.jpg)
Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë sot në Skenderaj. Rasti ka ndodhur në sheshin e qytetit, ndërsa policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat.
Sipas informacioneve të para, për këtë ngjarje dyshohet një person, ndërsa viktima dhe i dyshuari raportohet se janë nga fshati Klinë e Ulët, transmeton DrenicaOnline.
Lajmin e ka konfirmuar, Avdyl Azizhoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.
“Vrasja ka ndodh në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivet – sepse edhe ne jemi duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Azizhoxha
Hetimet po vazhdojnë dhe priten më shumë detaje.