Blerta Deliu-Kodra: Rinia po merr përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka ndarë një mesazh motivues për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet nacionale.

Ajo ka përmendur Fionën, studente e vitit të tretë, e cila këtë vit do të ushtrojë për herë të parë të drejtën e saj për të votuar, duke u bërë pjesë e procesit demokratik.

“Është inspiruese të shohësh kaq shumë të rinj e të reja që marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre, duke votuar dhe duke e drejtuar vetë rrugën e Kosovës”, ka deklaruar Deliu- Kodra, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje.

Sipas saj, me Bedri Hamzën si kryeministër, rinia do të ketë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe një të ardhme më premtuese në Kosovë.

Ajo garon në zgjedhjet e ardhshme me numrin 13 në listën e PDK-së, ndërsa partia mban numrin 131.
#PDK131
#Blerta13

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë