Lulzim Nika: PDK do të përcjellë kërkesat e banorëve të Vasilevës dhe Korroticës së Epërme në Kuvendin e Kosovës

Lulzim Nika, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zhvilloi një vizitë në Vasilevë dhe Korroticë të Epërme, ku prezantoi programin e PDK-së për banorët e këtyre fshatrave.

Ai theksoi se kërkesat e bashkëqytetarëve të kësaj ane do të jenë në fokusin e tij në Kuvendin e Kosovës.

“Në Kuvendin e Kosovës, fjalën tonë do ta ketë kjo trevë, sepse Vasileva dhe Korrotica e Epërme meriton më shumë, ashtu siç do të jetë Kosova më mirë me Bedri Hamzën si kryeministër”, u shpreh Nika gjatë fjalës së tij.

Ai nënvizoi gjithashtu se, me angazhim të përbashkët, mund të bëjnë më shumë për një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët.

#PDK
#BedriHamza1
#LulzimNika96

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë