Shahin Dervishaj: Leqina, simbol i mikpritjes dhe vullnetit për ndryshim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka shprehur falënderimin e tij të sinqertë ndaj banorëve të Leqinës së Skenderajt për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre ndaj vizionit të partisë për ndryshim dhe zhvillim, transmeton portali DrenicaOnline.

“Leqina gjithmonë është njohur për njerëzit e mirë dhe mikpritjen tradicionale. Banorët e saj e kanë dëshmuar veten që nga koha e luftës dhe tani treguan një vullnet të paepur për ndryshim”, deklaroi Dervishaj.

Ai premtoi se ky është vetëm fillimi i një angazhimi të përbashkët për një të ardhme më të mirë për Skenderajn dhe gjithë Kosovën.

#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë