Lulzim Nika: Drenasi dhe Drenica janë baza e PDK-së
Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Lulzim Nika, ka mbajtur tubimin me banorët e Komoranit I dhe II, ku para simpatizantëve të PDK-së tha se Drenasi dhe Drenica kanë qenë dhe mbeten baza e PDK-së, sikurse dje që ishin vatër e rezistencës kundër pushtuesit.
Nika ka falënderuar të pranishmit, që po vazhdojnë të përkrahin programin e Partisë Demokratike të Kosovës, program i cili do të jetësohet me Bedri Hamzën Kryeministër.
“Sot ishim në lokalitetet Komoran II dhe Komoran III. Si gjithnjë përkrahja për PDK-në është e madhe dhe kjo është e natyrshme, meqë Drenasi dhe Drenica kanë qenë dhe janë bazë e PDK-së, sikurse dje që ishte vatër e rezistencës kundër pushtuesit.Kjo përkrahje e madhe ,na obligon, që nesër si përfaqësues të kësaj treve, të punojmë edhe më shumë. Faleminderit për mbështetjen”, ka potencuar Nika.
#PDK #MaMirë
#BedriHamza1
#LulzimNika96