Ferat Shala: Kosova do t’i kthehet punës dhe investimeve me PDK-në
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka deklaruar se Kosova do t’i kthehet punës, projekteve dhe investimeve me programin e PDK-së dhe Bedri Hamzën si kryeministër.
Gjatë një takimi me qytetarët në Komoran, në nëndegën e dytë të këtij lokaliteti, Shala tha se mbështetja për PDK-në është masive në mbarë vendin.
Në fjalën e tij, ai potencoi rëndësinë e shkollës që mban emrin e heroit Xheladin Gashi – Plaku, një prej prijësve të luftës për liri, duke u zotuar për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për qytetarët.
“Voto #PDK131, voto për zhvillimin e Kosovës,” përfundoi Shala.