Ramiz Lladrovci e mbështet kandidaturën e Isak Nezirit për Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është gjithashtu shef i shtabit zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas, ka shprehur mbështetje të fortë për kandidatin Isak Neziri, i cili mban numrin 99 në listën zgjedhore të PDK-së.

Lladrovci theksoi se Isak Neziri është një nga përfaqësuesit më të suksesshëm të mërgatës shqiptare në Gjermani, dhe një shembull i përkushtimit dhe suksesit. Ai theksoi se Neziri sjell me vete përvojën dhe frymën e mërgatës, duke dëshmuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës.

“Isaku përfaqëson mërgimtarin i cili me punë të përkushtuar ka arritur sukses të madh në Gjermani dhe sot ai është në mesin tonë, për të marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar denjësisht. Vlerat që ai përfaqëson i bëjnë nder Listës së kandidatëve të PDK-së, Drenasit dhe të gjithë Kosovës”, tha Lladrovci.

Kryetari Lladrovci gjithashtu shprehu besimin se me përvojën e tij të pasur, Isaku do të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët dhe ndërmarrësit atdhetarë në Parlamentin e Kosovës.

Kosova mundet më mirë!
Bedri Hamza kryeministër!

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë