Fushata: Aurora Berisha takon banorët e Zabelit dhe Korreticës
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka vazhduar fushatën elektorale me takime në disa fshatra të Drenicës, duke prezantuar vizionin e partisë për një Kosovë më të mirë.
Pas tubimeve madhështore në Prishtinë dhe Ferizaj, Berisha dhe ekipi i saj u takuan me banorët e Zabelit të Ulët dhe Korreticës së Ulët, ku u shpreh mbështetje e fuqishme dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm për platformën politike të PDK-së.
“Qytetarët e Drenicës dhe të Kosovës po i thonë ‘po’ platformës politike të PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza”, ka deklaruar Aurora Berisha.
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon intensifikimin e aktiviteteve elektorale, me qëllim mobilizimin e qytetarëve dhe përkrahësve në të gjithë vendin.
#PDK131
#MaMirë
#bedrihamza1
#memlikrasniqi2
#auroraberisha68