Aurora Berisha: Të bashkuar, me Bedri Hamzën për Kryeministër, fillojmë kapitullin e shpresës
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka dhënë një mesazh optimist në prag të hapjes së fushatës zgjedhore të partisë. Ajo ka theksuar mbështetjen për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, duke e cilësuar këtë si fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka shkruar: “Të bashkuar, me Bedri Hamzën për Kryeministër, sot fillojmë kapitullin e shpresës për një Kosovë më të mirë.”
Kandidatura e Bedri Hamzës për kryeministër ka marrë mbështetje të gjerë nga strukturat e PDK-së, ndërsa Memli Krasniqi, kryetari i partisë, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve në këtë garë elektorale.
Fushata e PDK-së ka nisur me sloganin “Shpresa për një Kosovë më të mirë”, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe qeverisjen e përgjegjshme.