Adnan Thaqi në Drenoc të Malishevës: Mbështetje dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm për PDK-në
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me banorët e Drenocit të Malishevës në odën e Veli Morinës, ku është pritur me përkrahje të madhe dhe entuziazëm, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë këtij tubimi, Thaqi shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe mbështetjen që i është dhënë, duke theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar për një Kosovë më të mirë.
“Faleminderit, Drenoc, për besimin dhe përkrahjen për Kosovën #MaMirë! Ky entuziazëm na motivon edhe më shumë për të vazhduar punën drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, – u shpreh Thaqi.
Ai vlerësoi përkushtimin e qytetarëve dhe theksoi se PDK, nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, ka plane të qarta për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë pozitive, ku përkrahësit e PDK-së konfirmuan mbështetjen e tyre për Adnan Thaqin dhe vizionin e tij politik.