Shasivar Haxhijaj: Bujqësia, prioritet për një ekonomi më të fortë

Kandidati për deputet nga PDK, Shasivar Haxhijaj, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar fermerët e Kovragës në Istog, duke diskutuar për prioritetet dhe mbështetjen që bujqësia do të ketë në qeverisjen e ardhshme.

“Fermerët tanë të palodhur meritojnë përkrahje të vazhdueshme. Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe ne do të angazhohemi për ta fuqizuar këtë sektor përmes subvencioneve, granteve dhe investimeve të tjera të rëndësishme”, theksoi Haxhijaj.

Në programin e PDK-së për bujqësinë përfshihen:
✅ Rritja e subvencioneve dhe granteve për të gjithë sektorët;
✅ Mbrojtja e prodhimeve nga ndryshimet klimatike;
✅ Përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes;
✅ Trajnime dhe këshillime për fermerët mbi praktikat e avancuara bujqësore;
✅ Digjitalizimi i procedurave për subvencione dhe monitorimin e tyre.

#MaMirëPërBujqësinë #MaMirëPërKosovën #PDK131 #BedriHamza1 #ShasivarHaxhijaj52

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë