“Kështu dua të të kujtoj, shoku im” – Selim Pacolli i jep lamtumirën bashkëluftetarit të tij, Behar Berishës

Politikani dhe ish-veterani i UÇK-së, Selim Pacolli, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Behar Berisha.

Me një mesazh prekës, Pacolli kujton mikun e tij në uniformën e luftës, ashtu siç e kishte njohur dikur, transmeton portali DrenicaOnline.

“Behar, kështu, në këtë uniformë të njoha, dhe kështu dua të të kujtoj, shoku im! Qofsh nga banorët e xhennetit! Ngushëllime familjes, miqve, dashamirëve dhe shokëve të luftës! LAVDI”, ka shkruar ai.

Lajmi për vdekjen e Behar Berishës ka prekur shumë ish-bashkëluftëtarë dhe miq, të cilët po e kujtojnë atë me respekt dhe mirënjohje për sakrificën e tij./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë