Mulaj: Është koha që të gjithë së bashku t’i japim vendit drejtimin që meriton

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, ka thënë se tashmë është koha që t’i japim vendit drejtimin që meriton.

Mulaj ka patur një thirrje për diasporën por edhe për të gjithë punonjësit që përfaqësojnë shtyllat e këtij vendi që të bëhen bashkë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë.

Ai ka thënë se kjo është një thirrje ‘për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi që sjell drejtësi, zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe dinjitet për secilin qytetar’
“Kosova ka nevojë për një vizion të ri, për liderë të përgjegjshëm dhe për politika që vendosin qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

Pa besim, s’ka ndryshim. Bëhuni ndryshimi që doni të shihni.Unë besoj në këtë vend dhe në këtë popull. Besoj në fuqinë tonë për të ndryshuar.

Me votën tuaj për LDK-në dhe vizionin e Lumir Abdixhikut, mund ta bëjmë këtë ndryshim të mundur” shkruan Mulaj

Postimi i plotë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë