Endrit Shala në Vushtrri: Prezantuam Xhevahire Izmakun dhe angazhimin për rikthimin e zërit të NISMA-s në Parlament
Sonte, në një takim të zhvilluar në Vushtrri, Endrit Shala, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, bashkë me kryetarin Fatmir Limaj dhe kandidatët tjerë për deputetë, kanë takuar votuesit dhe simpatizantët e partisë. Atmosfera e ngrohtë dhe energjia e transmetuar gjatë takimit ishin dëshmi e qartë e përkushtimit të tyre për të vazhduar fuqishëm punën dhe për ta rikthyer zërin e NISMA në Parlament, aty ku Kosova ka nevojë për përfaqësim të drejtë dhe të fuqishëm.
Gjatë takimit, Shala dhe Limaj prezantuan edhe Xhevahire Izmakun si kandidate të degës së NISMA në Vushtrri. Shala theksoi se Izmaku është një grua e guximshme dhe e përkushtuar për qytetarët e këtij vendi. Ata gjithashtu nënvizuan fokusin e fushatës së tyre, që përqendrohet te mbështetja për familjet dhe bizneset, fuqizimi ekonomik dhe avancimi i Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
Në fund, Endrit Shala bëri thirrje për angazhim të gjithanshëm, duke e ripërsëritur moton e tij: #veçVEPRA është rruga jonë!
#NISMASocialdemokrate #NISMA #FatmirLimaj2 #EndritShala22 #vushtrri